Keane shprehet i gatshëm për të drejtuar gjigantin skocez

Futboll

Keane shprehet i gatshëm për të drejtuar gjigantin skocez

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:08
Keane shprehet i gatshëm për të drejtuar gjigantin skocez

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, mund të bëjë një rikthim në zejen e trajnerit.

Ish- mesfushori i “Djajve të Kuq” është i interesuar që të bëhet trajner i skuadrës nga Skocia, Celtic.

Ai i cili momentalisht punon në “Sky Sports” nuk ka pasur një punë menaxheriale që nga viti 2011 dhe që atëherë ka mbajtur vetëm punë si asistent dhe e fundit ishte si asistent tek Nottingham Foresti.

Sidoqoftë, sipas “ The Sun”, Keane është gati të bëjë kthimin e madh në menaxhimin e skuadrës nga Premiershipi skocez, nëse kërkohet nga Celticu.

Keane thuhet se hodhi poshtë shansin për të menaxhuar skuadrën e Glasgow në të kaluarën, por tani është gati të marrë përsipër sfidën e re.

Kjo do të nënkuptonte mundësinë për t’u përballë ndaj “armikut” që e kishte në kohën sa ishte futbollistë, Steven Gerrardit, ish-lojtari i Liverpoolit që ka udhëhequr Rangersin në titullin e tyre të parë në 10 vjet.

Keane kishte udhëhequr Sunderlandin nga viti 2006 deri më 2008, ndërsa prej 2009 deri më 2011 ka drejtuar Ipswich Town, kurse si asistent ka qenë te Kombëtarja e Irlandës për pesë vite (2013/18), në Aston Villa në vitin 2014 dhe në Nottingham Forest në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat