Ismet Munishi e fillon fuqishëm me Gjilanin! Progni trim i fitores 

Futboll

Ismet Munishi e fillon fuqishëm me Gjilanin! Progni trim i fitores 

Nga: K.G. Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:51
Ismet Munishi e fillon fuqishëm me Gjilanin! Progni trim i fitores 

Gjilani i kthehet normalitetit pas një serie të zezë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës. Kryetrajneri Ismet Munishi, e fillon fuqishëm në ekipin e ri, me Gjilanin, duke shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica, në takimin e javës së 25-të.

Futbollisti Gerhard  Progni është trim i fitores, me dy gola që ka realizuar.

Në minutën e 3-të, Progni realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit dhe në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 49-të, shton epërsinë (2:0).

Në minutën e 86-të, Sedat Berisha godet me kokë dhe ngushton rezultatin 2:1. 

Gjilani renditet në vend të katërt me 36 pikë, ndërsa Trepça ’89 gjendet një pozitë më poshtë me 32 sosh. Gjilani pas 6 ndeshej pa fitore, më në fund iu kthehet fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat