Arbëria me pikë të madhe nga Skenderaj

Futboll

Arbëria me pikë të madhe nga Skenderaj

Nga: K.G. Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:58
Arbëria me pikë të madhe nga Skenderaj

Skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, Arbëria, kthehet me një pikë të madhe në duel me Drenicën nga Skenderaj, duke luajtur baras (1:1).

Në minutën e 31-të, Eglantin Gjoni realizon për 1:0, megjithatë Arbëria barazon përmes futbollistit Çlirim Kashtanjeva në minutën e 81-të.

Kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ia doli që të kthehet me një pikë, që ka shijen e fitores.

Arbëria renditet në vend të 8-të me 27 pikë dhe lë pas Drenicën me 26, ndërsa Besa e Pejës është në fund me 7 sosh pas 25 jave në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat