Ballkani dhe Drita ndajnë pikët në Therandë 

Futboll

Ballkani dhe Drita ndajnë pikët në Therandë 

Nga: K.Goca Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:23
Drita

Ballkani nga Theranda ndahet baras (0:0) me kampionin në fuqi dhe liderin e tabelës, Dritën nga Gjilani, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Kosovës.

Lojë e mirë nga të dyja palët, por sulmuesit nuk u treguan të shkathtë qoftë të njërës palë apo skuadrës tjetër, kështu që rrjetat mbeten të paprekura. 

Drita importon një pikë, që i mjafton për të ruajtur kreun, ndërsa Ballkani me gjithë orvatjet sulmuesit nuk treguan freskinë e tyre.

Në minutën e 81-të, Sinani, pas një ndërhyrje u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar me pak në fushë Ballkani.

Drita kryeson renditjen me 54 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 52, Prishtinën 50 pikë etj.

Superliga e Kosovës
Drenica-Arbëria 1:2
Gjilani-Trepça '89 2:1
Ballkani-Drita 0:0
Feronikeli-Prishtina 2:0
Besa-Llapi 1:4
Renditja 
1. Drita    25    16    6    3    38:18    54
2. Ballkani    25    16    4    5    56:30    52
3. Prishtina    25    15    5    5    44:17    50
4. Gjilani    25    9    9    7    24:25    36
5. Trepça ’89    25    9    5    11    27:34    32
6. Feronikeli    25    7    10    8    29:22    31
7. Llapi    25    9    3    13    32:32    30
8. Arbëria    25    7    6    12    25:36    27    
9. Drenica    25    6    8    11    20:35    26
10. Besa    25    1    4    20    17:63    7
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita-Drenica, Besa-Feronikeli, Llapi-Arbëria, Prishtina-Gjilani dhe Trepça '89-Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat