Idrizi: Gjilani fitoi me meritë

Futboll

Idrizi: Gjilani fitoi me meritë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:45
Idrizi: Gjilani fitoi me meritë

Trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se Gjilani e fitoi me meritë ndeshjen.

Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, skuadra e Gjilanit u rikthye te fitorja nën urdhërat e trajnerit të ri, Ismet Munishit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, “Skifterat” shënuan fitore 2-1 ndaj Trepçës ’89.

Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Art Sport”, Idrizi u shpreh:

“E kam ditur se do të jetë e vështirë. Për një sulmues kemi nevojë, por pavarësisht jam i kënaqur me pjesën e dytë. Nuk i shfrytëzuam gjysmërastet dhe Gjilani dominoi. Kur nuk i shfrytëzon rastet edhe pëson, kështu që Gjilani me meritë fitoi ndeshjen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat