Çekiçi është super në Turqi, shënon në fitoren e Ankaragucu!

Futboll

Çekiçi është super në Turqi, shënon në fitoren e Ankaragucu!

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:00
Çekiçi është super në Turqi, shënon në fitoren e Ankaragucu!

Endri Çekiçi  në vetëm pak kohë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ankaragucu në Superligën turke.

Mesfushori shqiptar i cili aktiviziohet rregullisht nga trajneri Karaman ishte protagonist edhe në sfidën e kësaj të diele mes Ankaragucu dhe Goztepe, duke spikatur me një paraqitje të shkëlqyer.

Çekiçi realizoi golin e dytë sezonal duke udhëhequr skuadrën kryeqytetase drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë me Ankaragucu që fitoi 3-0, ndaj një rivali të fortë duke regjistruar suksesin e 3-të rresht fitore që i ngjiti në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, pozicioni i fundit që të siguron qëndrimin në elitën e futbollit turk.

Çekiçi i cili e nisi sfidën si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga trajneri Karaman, shënoi golin e 3-të të ndeshjes në minutën 63-të me një goditje të bukur tokazi nga limitet zonës, gol që vulosi edhe fitoren e Ankaragucu. Idriz Voca, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës që luan me Ankaragucu e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

Përsa i përket Endri Çekiçit, mesfushori pogradecar vazhdon t’i japë sinjale të mira trajnerit Edy Reja i cili me shumë gjasa do ta grumbullojë për sfidat kualifikuese të Katar 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat