Ditë e zezë për Romën

Futboll

Ditë e zezë për Romën

Nga: K.G. Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:51
Ditë e zezë për Romën

Roma nuk e pati ditën e saj, duke u mposhtur me rezultat 2:0 në udhëtim nga Parma. 

Parmakët treguan lojë shumë të mirë dhe arkëtuan tre pikë duke iu falënderuar golave të Mihailas në minutën e 9-të dhe të Hernanit nga penalltia në atë të 55-tën. 

Shqiptari Marash Kumbulla u paraqit standard dhe u zëvendësua në minutën e 60-të, duke pasur një ditë të keqe me romakët. 

Pas javës së 27-të në Serie A, Roma zë pozitën e pestë me 50 pikë dhe Parma është e 19-t me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat