​Arteta tregon arsyen pse nuk starton me Aubameyang kundër Tottenham-it

Futboll

​Arteta tregon arsyen pse nuk starton me Aubameyang kundër Tottenham-it

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:45
Mikel Arteta

Sot zhvillohet derbi londinez Arsenal-Tottenham, ku janë konfirmuar formacionet zyrtare nga të dy ekipet.

Te “Topçinjtë” vërehet mungesa e sulmuesit Aubameyang, për të cilin Mikel Arteta ka vendosur që ta fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

Para fillimit të ndeshjes, trajneri i Arsenalit tregoi që arsyeja ishte për shkaqe disiplinore.

“Ai do të fillonte ndeshjen. Kishim një problem disiplinor, dhe kemi vendosur të startojmë pa të. Ai do të jetë në bankën rezervë”, tha Arteta për “Sky Sports”.

“Ne i mbajmë disa gjëra brenda. E kemi një proces për çdo ndeshje, dhe kjo është e gjitha. Ishte një vendim i menduar mirë”, shtoi trajneri i Arsenalit.

Sulmin e “Topçinjve” do ta udhëheqë francezi Alexandre Lacazette, që do të ndihmohet nga Saka, Odegaard dhe Smith-Rowe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat