Leipzig nuk ruan dot ritmin e Bayernit

Futboll

Leipzig nuk ruan dot ritmin e Bayernit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:13
Leipzig nuk ruan dot ritmin e Bayernit

Leipzig nuk arrin t’i përgjigjet fitores së Bayernit të Mynihut, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt dhe u largua sërish me 4 pikë nga kreu, duke komplikuar objektivin për “t’u hequr kurorën” bavarezëve të Hansi Flick.

Në “Red Bull Arena”, vendasit dominuan ndeshjen dhe zhbllokuan sfidën në fillim të pjesës së dytë me anë të Forsberg, por Eintracht u kundërpërgjigj në minutën e 61-të me anë të Kamada, duke marrë një pikë me mjaft vlera.

Pas këtij rezultati Leipzig mbetet në kuotën e 54 pikëve, 4 më pak se Bayerni i Mynihut që kryeson, ndërsa Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt kompletojnë 4-shen e zonës Champions të renditjes.

Arminia Bielefeld vijon të besojë te mbijetesa, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të “Bay Arena”-s ndaj Bayer Leverkusenit, duke dalë përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes. Doan dhe Okugawa shënuan për miqtë nga Bielefeld, ndërsa Leverkusen provoi të rihapë takimin me Patrick Schick, por pa ia dalë të shmangin humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat