Broja largohet nga loja mes dhimbjesh

Futboll

Broja largohet nga loja mes dhimbjesh

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:57
Broja largohet nga loja mes dhimbjesh

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili aktivizohet tek skuadra holandeze e Viteshe, ka pësuar sot një dëmtim në kurriz duke lënë kështu fushën e lojës mes dhimbjesh.

Skuadra e Brojës luajti ditën e sotme me Utrechtin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit holandez, teksa Viteshe arriti të fitonte me rezultatin 3-1.

Në minutën e 68’, sulmuesi shqiptar në përpjekje për të kontrolluar një top, u godit nga mbrapa nga mbrojtësi i Utrehtit, duke rënë në tokë dhe pas disa minutash u detyrua të dalë nga fusha pa mundur të vazhdojë dot. Kujtojmë se dhe javën e kaluar, Broja doli nga loja, në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillonte ndaj AZ Alkmarit.

Ky, nuk është një lajm aspak i mirë për Kombëtaren, teksa Broja është ftuar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore në fundin e marsit, nisur dhe nga forma e tij e shkëlqyeshme në javët e fundit në kampionatin holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat