Morina deklarohet pas barazimit me Drenicën

Futboll

Morina deklarohet pas barazimit me Drenicën

Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:01
Morina deklarohet pas barazimit me Drenicën

Dy skuadrat që po luftojnë me për mbetje në elitë, Drenica dhe Arbëria janë përballur sot mesvete në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Përballja e dy ekipeve me ngjyrat “kuqezi” ka përfunduar baras 1:1, në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka vlerësuar përformancën e lojtarëve të tij.

“Nuk ke çfarë të motivohesh kur luan kundër një skuadre si Drenica dhe me një fushë ku ka kushte maksimale për të luajtur, mirëpo po shihet se edhe ne edhe Drenica kemi qenë në një ngarkesë psikologjike dhe mendoj që djemtë u paraqit mjaftë mirë, sidomos pjesa e dytë ka qenë e gjitha në favorin tonë”, tha Morina për “Art Sport”.

Morina ka sqaruar edhe një nervozizëm që e kishte pasur në fund të takimit, kurse ka folur edhe për gjasat e skuadrës së tij për mbijetesë.

“Asnjëherë nuk futem në ndeshje të luaj për barazim, po luajmë lojë që çelur dhe nuk kam qenë i nervozuar me askënd nga Drenica. Ka qenë një keqkuptim me një person, por siç duket ka qenë i sigurimit, ka qenë një gjë keqkuptimi dhe asgjë tjetër. Me Drenicën i kemi raportet fenomenale si me gjithë tjerët në Superligë”, shtoi tekniku kosovar.

“Për mbetjen në Superligë njerëzore është me shpresu që do mbetemi. Edhe pse tek ne ka pasur mjaftë gjëra që kanë qenë kundër neve, mirëpo jeta vazhdon dhe nesër është një ditë e re”, përfundoi Morina

Arbëria është në vendin e tetë me 27 pikë, pozitë kjo ku e dërgon në barazh skuadrën nga Dobraja e Madhe e Lipjanit.

Drenica zë vendin e parafundit me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat