Arsenali fiton derbin e Londrës, Xhaka zverdhet 

Futboll

Arsenali fiton derbin e Londrës, Xhaka zverdhet 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:21
Arsenali fiton derbin e Londrës, Xhaka zverdhet 

Arsenali del ballëlart në derbin e Londrës, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Tottenhamit, në takimin e javës së 28-të të Premier League. 

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit titullar, tregoi angazhim të pashoq me bashkëlojtarë dhe arrijnë tre pikë të mëdha. 

Për Arsenalin shënuan Odergaard (44') dhe Lacazette (64'-nga penalltia) dhe për Tottenhanin realizoi Lamela (33').

Në minutën e 76-të, spursat mbetet me një lojtar me pak, pasi që Lamela u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe kjo ishte një përparësi për Arsenalin.

Në minutën e 82-të, Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë. Tottenham është në vend të shtatë me 45 pikë dhe Arsenali renditet i dhjeti me 41.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat