Munishi zbulon se çfarë i tha Prognit

Futboll

Munishi zbulon se çfarë i tha Prognit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:26
Munishi zbulon se çfarë i tha Prognit

Gjilani gjatë ditës së djeshme e ka prezantuar Ismet Munishin si trajneri më i ri i skuadrës.

Munishi arriti që në ndeshjen e parë ta rikthej Gjilanin te fitoret pas shtatë ndeshjeve pa fitore në ndeshjet zyrtare.

Në emisionin “Ekipi A” në ATV është duke u komentuar emërimi i teknikut kosovar te “kuqebardhët”.

Munishi ka treguar se çfarë i ka thënë Gerhard Prognit, lojtarit që sot shënoi dy golat vendimtar për pikët e plota.

“Prognit ia kam dhënë shiritin e kapitenit dhe i kam thënë kapiten dil udhëheq me ekipin në fitore. Kjo ka qenë. Edhe i shënoi dy gola. Patëm fat, por gjithçka duhet ta ketë një pikënisje. Ky ka qenë vendimi”, ka thënë Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat