Befasia e mbrëmjes, Nantes me përmbysje mposht PSG-në

Futboll

Befasia e mbrëmjes, Nantes me përmbysje mposht PSG-në

Më: 14 mars 2021 Në ora: 23:04
Foto nga ndeshja

Nantes ka bërë ‘mrekullinë’ duke mposhtur PSG-në, e vlefshme për xhiron e 29-të në Ligue 1.

Mysafirët ishin në disavantazh 1 – 0, por ia dolën ta përmbysin në 1 – 2 për të arkëtuar pikët e plota.

Julian Draxler zhbllokoi rezultatin pas 42 minutave lojë, për të kaluar “Parisienët” në epërsi, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Nantes ia doli të barazoi shifrat përmes Kolos në pjesën e dytë (59′).

Kurse, golin që për mysafirët vlen tri pikë, e realizoi Simon (71′).

Pas kësaj humbje, PSG nuk e shfrytëzon mundësinë që ta marr kreun, duke mbajtur pozitën e dytë me 60 pikë, derisa Nantes ngritët në pozitën e 18-të me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat