Munishi për Dritën: Ndaj Ballkanit hynë në 'vrimë të miut', edhe zogjtë në pemë e dinë

Futboll

Munishi për Dritën: Ndaj Ballkanit hynë në 'vrimë të miut', edhe zogjtë në pemë e dinë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 23:24
Munishi për Dritën: Ndaj Ballkanit hynë në 'vrimë të miut', edhe zogjtë në pemë e dinë

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi vazhdon të lansojë “thumba” për skuadrën e Dritës.

Duke analizuar kampionatin, Munishi që së fundmi u bë trajner i Gjilanit, ka hedhur dyshime në lidhje me mënyrën se Drita u shpall kampion.

“Edhe zogjtë në pemë e dinë se si Drita është bërë kampione, krejt e dini. Edhe gjithmonë kam me fol, nuk ka kush më ndal t’i them këtë. Krejt e dimë pse u ndalë kampionati”, ka thënë Munishi në “ATV”.

“Këta i kanë kryer të gjitha ligjet e matematikës, gjeometri e të gjitha. Nuk shkon aty me u mbrojtë me dhjetë futbollistë, me u fut në vrimë të miut”, tregoi ai.

“Prishtina sa herë është zgjuar në mëngjes sivjet i ka mposhtur. Mendoj se me formën aktuale, Prishtina e meriton të jetë kampione”, shtoi Ismet Munishi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat