​Përmes Huescas, Barça synon t’i ofrohet në katër pikë Atletico Madridit

Futboll

​Përmes Huescas, Barça synon t’i ofrohet në katër pikë Atletico Madridit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Lufta për titull në La Liga është bërë më e ashpër së kurrë më parë gjatë këtij sezonin dhe kjo situatë erdhi për shkak të gabimeve të pa pritura nga Atletico Madridi ne disa prej ndeshjeve të fundit.

Barazimi i fundit i skuadrës së Diego Simeonës 0-0 me Getafen i ka dhënë mundësinë Barcelonës që me një fitore eventuale sonte kundër skuadrës së fundit në tabelë Huescas të ofrohet në vetëm katër pikë, përcjellë KosovaPress.

Momentalisht Atletico Madridi ka 63 pikë në vendin e parë, kurse Barcelona ka 56 pikë në vendin e tretë.

Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes e cila starton sonte me fillim nga ora 21:00.

Barcelona (3-5-2): ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Araujo; Dest, de Jong, Busquets, Pedri, Firpo; Dembele, Messi

Huesca (3-4-1-2): Fernandez; Pulido, Siovas, Insua; Maffeo, Seoane, Rico, Galan; Ferreiro; Mir, Escriche

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat