Shaqiri para ndeshjes me Wolves: Jam gati të bëj çfarëdo që më kërkon Klopp

Futboll

Shaqiri para ndeshjes me Wolves: Jam gati të bëj çfarëdo që më kërkon Klopp

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:59
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka folur para ndeshjes me Wolverhampton në kaudër të Premierligës.

Liverpooli do të ndeshet me skuadrën e Wolverhampton në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës.

Shaqiri u shpreh i gatshëm për të ndihmuar skuadrën me formën dhe motivin e tij.

“Unë jam gjithmonë i kënaqur dhe i lumtur kur jam në fushë. Gjithmonë përpiqem të sjell idetë e mia, futbollin tim në skuadër kur luaj”, tha ai.

“Mundohem të jap gjithmonë 100% dhe të bëj atë çfarë trajneri dëshiron. Kjo është më e rëndësishmja për mua”, shtoi ai.

“Do të jetë më mirë kur të jem në fushë, së fundmi kemi humbur disa ndeshje, kështu që shpresoj qe të nisim të fitojmë ndeshje dhe të jem i involvuar”, tha Shaqiri.

“Po ndihem në formë të mirë. Unë jam gjithmonë i gatshëm nëse trajneri më zgjedh të përpiqem të jap më të mirën në çdo ndeshje”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat