​Ibra iu nënshtrohet testeve mjekësore, kjo është gjendja e tij

Futboll

​Ibra iu nënshtrohet testeve mjekësore, kjo është gjendja e tij

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:09
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mori lajme pozitive dhe duhet, sipas “Tuttosport”, të rikthehet në stol kundër Manchester United.

Gazeta zbulon se veterani tregoi shenja pozitive gjatë testeve të fundit mjekësore në “Casa Milan| dhe suedezi synon një vend në stol kundër ish-klubit të tij të enjten.

Milani barazoi 1-1 në “Old Trafford”, falë një goli të vonshëm nga Simon Kjaer, dhe mund ta ketë 39-vjeçarin në dispozicion për ndeshjen kthyese në qytetin e modës.

Ibrahimoviç pësoi një dëmtim në muskulin adductor gjatë fitores 2-1 ndaj Romës në Serie A dhe suedezi ka luftuar me disa dëmtime gjatë gjithë fushatës 2020-21.

Ai ka humbur 13 ndeshje në Serie A për shkak të dëmtimeve dhe mungoi edhe në ndeshjen e parë të tyre me “Djajtë e Kuq” në “Old Trafford” javën e kaluar.

Ibrahimovic shënoi 29 gola në 53 ndeshje për United, para se të transferohej në LA Galaxy në MLS. Ai u kthye në Itali në janar të vitit 2020 dhe ka ndihmuar Milanin të qëndrojë i dyti në Serie A këtë sezon, me 14 gola në po aq ndeshje të ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat