Reali publikon listën e lojtarëve ndaj Atalantas, Zidane sjell disa ndryshime

Futboll

Reali publikon listën e lojtarëve ndaj Atalantas, Zidane sjell disa ndryshime

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Atalantas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi do zhvillojë ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas në Santiago Bernabeu.

Eden Hazard i shokoi të gjithë kur nuk u paraqit sot në stërvitje, tanimë është e konfirmuar se ai do të mungojë nga një tjetër lëndim.

Belgu kishte luajtur vetëm 15 minuta, dhe kaq i mjaftuan të lëndohej sërish. Sidoqoftë, Zidane ka mbledhur grupin më të mirë të lojtarëve në dispozicion.

Sergio Ramos rikthehet në këtë ndeshje, por Casemiro, Odriozola, Hazard, Cavajal dhe Mariano Diaz mbesin të lënduar dhe nuk do të paraqiten këtë ndeshje.

Suprizë ëshë mos përfshirja e Casemiros, pasi ai zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Elches.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen ndaj Atalantas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat