Hernandez: Dua të bëhem më i miri, gara për titull s’ka mbaruar

Futboll

Hernandez: Dua të bëhem më i miri, gara për titull s’ka mbaruar

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:08
Theo Hernandez

Ylli i AC Milanit, Theo Hernandez ka zbuluar ambiciet e tij për të ardhmen.

Francezi është duke shkëlqyer te Milan, derisa cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë në pozitën e majtë.

Hernandez tha se synon të bëhet më i miri, derisa nuk mendon se gara për titull ka mbaruar.

“Dua të jem më i miri. Kur synoj për golin, nuk mendoj. Unë do shënoj. Pioli me tregon të vazhdojë përpara”.

“Ibra na jep kurajë dhe shumë këshilla. Scudetto? Nuk ka mbaruar, do luftojmë deri në fund”, tha ai për Sportweek.

Inter momentalisht është lider në Seria A me 65 pikë, nëntë më shumë se AC Milan që mban vendin e dytë me 56 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat