Bayern dënon me 50 mijë euro Comanin, shkoj në stërvitje me Mercedes në vend të Audi-së

Futboll

Bayern dënon me 50 mijë euro Comanin, shkoj në stërvitje me Mercedes në vend të Audi-së

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:34
Kingsley Coman

Kingsley Coman, mund të dënohet nga klubi i tij Bayern Munchen me 50 mijë euro.

Kjo për shkak se ai kishte shkuar në stërvitje javën e kaluar me Mercedes AMG në vend të markës “Audi”, që bavarezët e kanë si sponsor.

Me këtë rast Bayerni i obligon të gjithë futbollistët që të shfrytëzojnë makinat “Audi” për të shkuar në stërvitje.

Raste të shkeljes së marrëveshjes ka pasur edhe vitin e kaluar nga lojtarët e rekordmenëve gjerman.

Nicklas Sule dhe Robert Lewandowski, kishin shkuar në kampion stërvitor me një “Ferrari”.

Marka e veturave “Audi” jep një shumë të konsiderueshme për skuadrën bavareze.

Kjo markë çdo vit financon Bayernin me 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat