Qetëson trajneri i Wolvesit

Futboll

Qetëson trajneri i Wolvesit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:38
Qetëson trajneri i Wolvesit

Liverpooli fitoi minimalisht ndaj Wolves me gol të Diogo Jotas në javën e 29-të të Premier Leagues, duke lënë pas dy humbjet radhazi përballë Fulhamit dhe Chelsea-t, por përtej suksesit të “The Reds”, në “Molineux” u përjetuan momente frike për jetën e portierit të “Ujqërve”, Rui Patricio.

“Gardiani” portugez u përplas me shokun e skuadrës, Conor Coady, në minutën e 87-të, duke mbetur pa ndenja në tokë. Portieri i përfaqësueses së Portugalisë mori ndihmën e stafit mjekësor për rreth 10 minuta, për t’u shoqëruar më pas me barrelë për një trajtim të specializuar.

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo, qetësoi opinionin sportiv pas ndeshjes teksa sqaroi se “ai është në rregull, i vetëdijshëm dhe e mban mend se çfarë i ndodhi. Mjeku thotë se është mirë”.

Shqetësimi ishte i kuptueshëm, nëse i referohesh dëmtimit të sulmuesit të Wolves, Raul Jimenez, i cili pësoi frakturë në kafkë pas përplasjes me David Luiz të Arsenalit në përballjen e muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat