Teuta-Kukësi, Kupa rruga e vetme për verilindorët në Europë

Futboll

Teuta-Kukësi, Kupa rruga e vetme për verilindorët në Europë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:43
Teuta-Kukësi, Kupa rruga e vetme për verilindorët në Europë

Teuta dhe Kukësi do të përballen për herë të 4-tën herë në Kupën e Shqipërisë, ku në 3 raste kuksianët janë kualifikuar e në një prej tyre vazhduan deri në fund, duke fituar trofenë, ndërsa Teuta në gjysmëfinalet me dy takime të edicionit të shkuar eliminoi pikërisht Kukësin, duke e fituar më pas kompeticionin.

Në “Niko Dovana” do të luhet një ndeshje teke çerekfinale dhe nëse në një krah “Djemtë e Detit” janë në luftë në dy fronte, blutë e Mirel Josës, pas gabimeve në kampionat, e kanë kthyer përqendrimin tek Kupa e Shqipërisë, një trofe i rëndësishëm që garanton edhe pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League-s.

Durrsakët vijnë nga një barazim ne kampionat kundër Kastriotit, por edhe pse triumfi në Superiore është prioritet, Kupa mbetet objektiv për ata që e mbajnë aktualisht këtë trofe.

Arapi e Hoxha do të riformojë dyshen në mbrojtje pas mungesës së kapitenit në takimin ndaj Kastriotit. Dejvi Bregu është pika e referimit, vlonjati u ka shënuar 3 herë verilindorëve në këtë sezon. 24-vjeçari së bashku me Lorenco Vilën e Krasniqin do të kërkojnë të imponohen në fazën sulmuese.

Ndërkohë Kukësi është i plotë, me Lulajn që është rikuperuar. Ibraimi është lideri, teksa Eze, i cili Teutës i ka shënuar me penallti në këtë edicion, do te jenë arma më e fortë për Josën.

Në këtë edicion të Superiores, Kukësi nuk ia ka dalë ta mposhtë Teutën. 2 barazime dhe një fitore për “Djemtë e Detit”, megjithatë një ndeshje teke me eliminimin direkt është tjetër histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat