Hernandez shfryn në Instagram kundër arbitrit. Çfarë rrezikoni tani?!

Futboll

Hernandez shfryn në Instagram kundër arbitrit. Çfarë rrezikoni tani?!

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:53
Hernandez shfryn në Instagram kundër arbitrit. Çfarë rrezikoni tani?!

Pjesa e dytë e ndeshjes Milan-Napoli (0-1, rezultati përfundimtar) u karakterizua nga momente nervozizmi. Protagonist në dy situata ishte mbrojtësi kuqezi, Theo Hernandez.

Së pari kërkoi me forcë penallti nga gjyqtari Pasqua (i cili, pasi u këshillua me VAR, vendosi të kundërtën), më pas u përplas me sulmuesin e Napolit, Osimhen, moment për të cilin pankina e Napolit kërkoi një karton të kuq.

Në fund të ndeshjes, francezi i Milanit nuk e “treti” dot vendimin e kryesorit të ndeshjes. Po çfarë bëri ai?

E shfryu dufin në rrjetet sociale. Francezi botoi një “story” në Instagram me foton e gjyqtarit, duke shtuar “emoji” jo saktësisht të këndshëm për kryesorin e ndeshjes, Pasqua. Ky postim u zhduk disa minuta më vonë. Theo Hernandez, nëse episodi konfirmohet dhe konstatohet, rrezikon pasoja disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat