COVID vendos në alarm Interin

Futboll

COVID vendos në alarm Interin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:56
COVID vendos në alarm Interin

Të dielën, Inter mori një tjetër fitore që e afron më shumë me titullin duke qenë se triumfoi në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 1-2. Por, në transfertë zikaltërit kanë pasur edhe një shqetësim jo të vogël, teksa Danilo D’Ambrozio ka ndjerë ethe dhe pak temperaturë.

Në këtë formë, klubi e ka larguar menjëherë nga grupi dhe e dërgoi për në Milano, ku një test i shpejtë e nxorri negativ.

Mirëpo, për të qenë krejtësisht të sigurt, anësori i është nënshtruar një tjetër testi, jo nga ata të shpejtët, teksa klubi po pret me ankth përgjigjen pasi nëse është pozitive atëherë në organikë duhet të fillojë testimi për të zbuluar nëse është përhapur infeksioni.

Ndaj, deri në pritje të testit te Inter ka ankth, ndërsa dje skuadra nuk është stërvitur pasi ishte lënë pushim nga trajnneri Antonio Konte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat