Shqipëria U-17 për femra, datat e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin europian

Futboll

Shqipëria U-17 për femra, datat e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin europian

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:45
Shqipëria U-17 për femra, datat e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin europian

Qeveria e futbollit europian, UEFA i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022, për Kombëtaren e femrave U-17.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në vendin tonë në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021.

Kështu, Shqipëria U-17, që është shortuar në grupin B me Azerbarbajxhanin dhe Malin e Zi dhe që gjendet në Ligën B do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A.

Me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi.

Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat