Emini tregon të kundërtën

Futboll

Emini tregon të kundërtën

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:11
Emini tregon të kundërtën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi doli në një deklaratë disa ditë më parë, ku u shpreh mes krenarisë se asnjë lojtar nuk e ka refuzuar ftesën e Kosovës.

Por futbollisti i Luzernit, Lorik Emini pretendon se vitin e kaluar është ftuar nga Kosova, por e ka refuzuar.

“Në vjeshtën e kaluar më ka ftuar Challandes te Kosova A por e kam refuzuar”- tha Emini. Megjithatë, Emini u shpreh se duhet të vendosë mes Zvicrës dhe Kosovë, të cilat janë dy përfaqësuese që kërkojnë shërbimet e tij.

“Unë thjesht dua të zgjedh midis Kosovës dhe Zvicrës”- u shpreh Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat