Ilmiu ka një mesazh për djalin e tij, nga Kosova në Serie A: Edhe pse u munduan që të pengojnë...

Futboll

Ilmiu ka një mesazh për djalin e tij, nga Kosova në Serie A: Edhe pse u munduan që të pengojnë...

Nga: K.G. Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:13
Ilmiu ka një mesazh për djalin e tij, nga Kosova në Serie A: Edhe pse u munduan që të pengojnë...

Ilmiu, babai i futbollistit të mirënjohur, Ardian Ismajli, ka një mesazh shumë interesant për djalin e tij.  

Ardiani ka rrugëtuar sikur nëpër telat me gjemba deri në maje të futbollit, ku sot luan me sukses në Serie A me ekipin e Spezia dhe për Kombëtaren e Kosovës. 

Është fakt interesant, se Ismajli si lojtar i ri nuk shikohej me sy të mirë në Kosovë por sot është prej lojtarëve kryesor dhe një mbrojtës që nuk e ka shoqin.  

“Nuk është rastësi që je aty ku duhet, rruga e së ardhmes Zoti ta tregon që në fillim, por ne nuk i dimë shumë gjëra. Ne dim vetëm sa Zoti ynë don që ne të dim, ndërsa dituria e pafundme i takon vetëm Atij. Ai din çdo gjë.

Edhe pse u munduan që të pengojnë por nuk e dinin që janë shumë të dobët me fuqinë e Zotit të gjithësisë.

Debutimi në moshën 18-vjeqare për Kombëtaren U – 21”, ka shkruar Ilmiu. Ismajli ka dalur nga klubi i futbollit 2 Korrikut nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat