Ibra dhe 3 të tjerë gati për sfidën me Manchester United!

Futboll

Ibra dhe 3 të tjerë gati për sfidën me Manchester United!

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:37
Ibra dhe 3 të tjerë gati për sfidën me Manchester United!

Të enjten në mbrëmje Milani do të zbresë në fushë me objektivin për të eliminuar Manchester United dhe për të kapur fazën çerekfinale të Europa League dhe përpara këtij dueli kaq të rëndësishme trajneri Stefano Pioli ka marrë lajme të shkëlqyera nga infermieria.

Zlatan Ibrahimovic është stërvitur me grupin këtë të martë dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj ish-skuadrës së tij, por rikthimi i Ibras nuk është lajmi i vetëm i mirë për trajnerin e kuqezinjëve pasi edhe dy qëndërmbrojtësit Simon Kjaer dhe Alesio Romagnoli dhe mesfushori algjerian Ismael Bennacer kanë hedhur pas shpatullave dëmtimet respektive dhe do të jenë plotësisht të gatshëm për duelin e të enjtes.

Për momentin i vetmi lojtar me probleme në shtëpinë e Milanit është mbrojtësi anësor Davide  Calabria i cili vazhdon të stërvitet i diferencuar dhe duhet të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë ndaj Manchester United, kështu që aktivizimi i tij vazhdon të mbetet në dyshim.

Me shumë gjasa Stefano Pioli nuk do të rrezikojë në përballjen me Djajtë e Kuq as sulmuesin portugez Rafael Leao i cili mori një goditje në ndeshjen ndaj Napolit, por duke patur parasysh edhe skualifikimin prej 2 ndeshjesh të kroatit Ante Rebic nga gjykatësi sportiv i Serie A, trajneri i Milanit do ta ruajë Leaon për ndeshjet e kampionatit. Përsa i përket Mario Mandzukic, tifozët e Milanit duhet të presin edhe pak kohë për rikthimin në fushë të bomberit kroat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat