Muriqi me shumë gjasa nga minuta e parë ndaj Bayernit?

Futboll

Muriqi me shumë gjasa nga minuta e parë ndaj Bayernit?

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:39
Muriqi me shumë gjasa nga minuta e parë ndaj Bayernit?

Lazio luan nesër (e mërkurë) sfidën e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, transmeton Insporti.

I Biancocelesti u mposhtën 1-4 në sfidën e parë nga kampionët e Evropës të zhvilluar në Stadiumin Olimpico në Itali, teksa do synojnë të “pamundurën” në Allianz Arena.

Trajneri Simeone në sfidën e parë nuk inkuadroi fare sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, por ka shumë mundësi që nesër sulmuesi 26 vjeçar nga Prizreni të stratojë nga minuta e parë.

Arsye për këtë është lëndimi i Ciro Immobiles, me SKY SPORT që raporton se 31 vjeçari italian pritet të jetë në bankën rezervë.

Kujtojmë që Vedat Muriqi është paraqitur në tri ndeshje për Lazion këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ku nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat