Shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores!

Futboll

Shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores!

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:09
Shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores!

Armando Sadiku hyn në historinë e Copa Libertadores. Sulmuesi shqiptar u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Wanderers.

Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës paraeliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.

Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase. Edhe pse luajti për pak minuta sulmuesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent. Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes ish-lojtari i Malagas kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit.

Megjithatë për Sadikun i rëndësishëm ishte debutimi me Bolivar në Copa Libertadores pasi herët apo vonë golat do të vinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat