Supersfida në Drenas

Futboll

Supersfida në Drenas

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:24
Supersfida në Drenas

Në ditën e sotme (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshje të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Sot do të mësohen dy skuadrat e para që do të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.

Feronikeli është nikoqir i Prishtinës, kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe vjen vetëm disa ditë pas fitores së Niklit në kampionat.

Takimi tjetër gjithashtu interesant është ai në mes të dy rivalëve rajonal, Dukagjinit dhe Drenicës.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës nga ora 13:00, ashtu sikurse ndeshje tjetër e lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat