Machester United sërish “peshkojnë” te Sporting Lisbona

Futboll

Machester United sërish “peshkojnë” te Sporting Lisbona

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:37
Machester United sërish “peshkojnë” te Sporting Lisbona

Raportohet se Manchester United janë të interesuar që të nënshkruajnë me anësorin e Sportingut, Goncalves, si opsion gjysmë më i lirë se targeti i tyre kryesorë gjatë verës Jadon Sancho.

Sportingu i Lisbones, nënshkruajti me “dështimin” e Wolves verën e kaluar, pas largimit te Bruno Fernandes drejtë Djajve të Kuqe.

Super forma e Goncalves ka alarmuar shumë skuadra, klauzola e largimit flitet që është rreth 55 milion euro, dhe tashme shumë skuadra janë duke monitoruar nga afër lojtarin.

Kaluzola e largimit te Goncalves tregon se Manchester mund të përfitojë me këtë blerje, për shkak që Jadon Sancho nuk pritet që të largohet prej Dortmundit për një shumë më të ulët se 110 milion euro.

22 vjeçari, këtë sezon ka shënuar 16 gola ne 21 paraqitje, duke e afruar Sportingun edhe më afër titullit të parë në 19 vite.

Bruno Fernandes mund të ndihmojë qe ky transferim të ndodh, sepse dy lojtarët menaxhohen nga Jorge Mendes.

Përveq United, flitet qe edhe Liverpool janë në garë për lojtarin, dhe sipas disa raportimeve te fundit,“Reds” ishin të gatshëm edhe të paguajnë klauzolën e lojtarit gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat