Juventusi kërkon fitoren e 4-t rresht

Futboll

Juventusi kërkon fitoren e 4-t rresht

Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:17
Juventusi kërkon fitoren e 4-t rresht

Kundër Beneventos sfidë e cila është programuar për të luajtur të dielën, Juventus do të provojë të thyejë tabunë e këtij sezoni, të tejkalojë numrin e 3 ndeshjeve radhazi me fitore.

Një statistikë e tillë që nuk është arritur asnjëherë deri në këto momente nga bardhezinjtë ka frenuar disi ambiciet e klubit drejt titullit të 10-të kampion rradhazi dhe  të trajnerit Andrea Pirlo. Ndeshjën e ardhshme Zonja e Vjetër mund t’a përgatisë me qetësinë më të madhe tani që është edhe jashtë Champions League-s.

Kështu Pirlo ka shansin të punojë në lidhje me idetë e tij të lojës dhe mbi të gjitha ndaj një rivali që të paktën në letër duket i kalueshëm për një skuadër si Juventusi. Pas Beneventos pauza e kombëtareve dhe më pas derbi ndaj Torinos, përpara se të luhet sfida ndaj Napolit dhe përballja ne Allianz Stadium kundër Genoas.

Një mundësi për të ruajtur ecurinë pozitive dhe me shpresën se Inter do të bëjë hapa fals. Kundër skuadrës së Inzaghit, Pirlo nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e Alex Sandros, Demiral, Ramsey dhe Dybala, teksa është në pritje të testit të tamponit për Rodrigo Bentacur. Nëse mesfushori do të rezultojë negativ atëherë ai do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat