Finalja e Copa del Rey luhet me tifozë, ky do të jetë numri i të pranishmëve

Futboll

Finalja e Copa del Rey luhet me tifozë, ky do të jetë numri i të pranishmëve

Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:33
Finalja e Copa del Rey luhet me tifozë, ky do të jetë numri i të pranishmëve

Sipas presidentit të La Ligas, Javier Tebas, finalja e Copa del Rey do të luhet më shumë se 15 mijë tifozë, përcjell Insporti.

Megjithatë, tifozët e Barcelonës dhe Athletic Bilbaos do të kenë vështirësi për ta parë ndeshjen nga afër.

E gjitha kjo pasi, tiketat do të shiten vetëm në Andaluzi, në mënyrë që Baskët dhe Katalanët mos të udhëtojnë jashtë zonave të tyre.

“Në qoftë se pandemia shkon siç duhet, atëherë do të jenë rreth 15 mijë tifozë në stadium”, tha Tebas.

Ndryshe, finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 17 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat