Pontrelli: Objektivi i Dinamos është Superiorja, por nuk na tremb Skënderbeu

Futboll

Pontrelli: Objektivi i Dinamos është Superiorja, por nuk na tremb Skënderbeu

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:50
Pontrelli: Objektivi i Dinamos është Superiorja, por nuk na tremb Skënderbeu

Në prag të ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, bosi i bluve, Marco Pontrelli u ndal për mikrofonin e Supersport në emisionin “Gol pas Goli”, ku foli për çerekfinalen e Kupës dhe projektin e tij në krye të klubit kryeqytetas.

Italiani ka theksuar se prioritet për Dinamon është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar dhe se me Kupën janë të kënaqur që kanë arritur deri këtu, megjithatë nuk e fshehu ambicien për të kaluar turin ndaj korçarëve.

“Para se të flasim për objektivat, duhet të dimë që kjo ndeshje që po zhvillojmë në këtë stadium, është një sukses. Kupa është një kompeticion që iu përket skuadrave më të rëndësishme se ne, por futbolli mund të ketë surpriza dhe jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu. Ne kemi objektiv vetëm kampionatin, sepse duhet të arrijmë në Superiore.

Projekti jonë identifikohet në Superiore, ndonëse ndonjëherë nuk fiton më i miri. Skënderbeu ka bërë historinë e vet, është një skuadër e re që ka lojtarë të mirë, por nuk duhet ta kemi frikë. Do të bëjmë maksimumin për ta kaluar këtë ndeshje”, tha Pontrelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat