Vendos Federata e Spanjës, ja sa mijëra shikues ka kundër Kosovës

Futboll

Vendos Federata e Spanjës, ja sa mijëra shikues ka kundër Kosovës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:18
Luis Enrique

Federata Spanjolle e Futbollit konsideron se ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës mund të zhvillohen me praninë e shikuesve në stadiume.

Nëse Ministria e Shëndetësië miraton kërkesën e Federatës Spanjolle, në ndeshjen Spanjë – Kosovë do të lejohen 5 mijë shikues.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të lejohen tifozët e Kosovës, ngase UEFA-ja ka ndaluar për çdo kombëtare që të lejojë tifozët mysafirë në stadiume për shkak të situatës globale me Covidin-19.

RFEF-ja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të lejohen 10% të shikuesve në duelet kundër Greqisë dhe Kosovës.

Më 25 mars, Spanja pret Greqinë në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” në Granada dhe rrjedhimisht 10% e kapacitetit të tribunave përkthehet me 2 mijë tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat