Demi e ka me gjykimin

Futboll

Demi e ka me gjykimin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:19
Demi e ka me gjykimin

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit është mbyllur me polemika të shumta, pasi të kuqtë që u eliminuan nga penalltitë, kanë pretendime për gjykimin e Kridens Metës.

Ka qenë vetë presidenti Gazment Demi ai i cili pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin se ka dëmtuar Partizanin në këtë sfidë duke vendosur fatin e saj.

“Një ordiner, një Kridens Meta, skam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra.

S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialistë më të mirë se mua”, ishin fjalët e Demit për “Panorama Sport “ pas sfidës së sotme, duke akuzuar kështu gjyqtarin për gjykim të njëanshëm.

Pretendimet e të kuqve janë për dy ndërhyje të Ignjatoviç ndaj Çinarit në zonë, të cilat Meta nuk i sinjalizoi duke lënë që loja të vazhdonte, edhe pse kishte protesta nga ekipi kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat