Sejdini: Infrastruktura futbollistike po ndryshohet, si asnjëherë më parë

Futboll

Sejdini: Infrastruktura futbollistike po ndryshohet, si asnjëherë më parë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:24
Sejdini: Infrastruktura futbollistike po ndryshohet, si asnjëherë më parë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini thekson se në dy vitet e kaluara, që kur është në kreun e kësaj organizate sportive, së bashku me ekipin e tij, kanë filluar, por edhe kanë mbaruar një numër të madh të projekteve infrastrukturore.

“Miqtë e mi, në periudhën prej 2 vitesh, derisa jam unë në kreun e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, kemi arritur që së bashku me ekipin tim, të filllojmë dhe të mbyllim projekte të reja infrastrukturore, të mbyllim edhe një pjesë të projekteve të mëparshme.

Infrastruktura futbollistike në Maqedoni po ndryshohet, si asnjëherë më parë, intenzivisht po punohet gjithkund në shtet.

Për më shumë detaje propozojë të shihni video,” tha mes tjerash Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat