Uku: Dominuam ndaj Skënderbeut, besoj te ngjitja në Superiore

Futboll

Uku: Dominuam ndaj Skënderbeut, besoj te ngjitja në Superiore

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:38
Uku: Dominuam ndaj Skënderbeut, besoj te ngjitja në Superiore

Trajneri i Dinamos, Olsi Uku vlerësoi maksimalisht paraqitjen e të tijve ndaj Skënderbeut dhe theksoi se pavarësisht eliminimit, loja e bluve u jep besim në arritjen e objektivit, që është ngjitja në Superiore.

Një humbje 1-3, por në fushë u pa një Dinamo që nuk hoqi dorë në asnjë moment nga kërkimi i golit…
Është një arritje për ne, që kemi ardhur deri në këtë tur, por fusha tregoi se nuk kishim asnjë lloj diference me Skënderbeun. Kemi kontrolluar lojën në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe kemi pasur shumë raste, por rezultati tregoi të kundërtën.

Çfarë ndikoi në këtë rezultat?

Ndoshta ndikoi eksperienca e kundërshtarëve, që pritën momentin e duhur për të na ndëshkuar. Duhej të tregoheshim më të qetë dhe të prisnim momentin e duhur, megjithatë sot vendosi eksperienca e kundërshtarit.

Sa besim ju jep ndeshja e sotme?
Kam marrë sinjale të qarta që skuadra është në formë mjaft të mirë dhe me të gjithë cilësitë e duhura për të arritur objektivin, që është ngjitja në Superiore. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjithë djemve, ndaj besoj se do t’ia dalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat