Muhamet Dragusha - lojtari më i ri në Gjeneratën e Republikës, kujton kërcënimet e milicisë serbe

Futboll

Muhamet Dragusha - lojtari më i ri në Gjeneratën e Republikës, kujton kërcënimet e milicisë serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:59
Muhamet Dragusha

Në moshë të re i ra që të përballet me agresionin serb! Si sot i kujtohen edhe disa ndeshje të ndërprera nga milicia e pushtuesit serb dhe po ashtu hasën edhe në kërcënimet e llojllojshme në ato vite (1991-1999).

Është Muhamet Dragusha apo futbollisti i Gjeneratës së Republikës. Është prej futbollistëve më të ri në atëkohë që veshi fanellën e skuadrës së seniorëve, kur nga juniorët e Flamurtarit kaloi në Kosovë të Prishtinës. Edhe pse ishte 15 vjet e gjysmë, Dragusha asnjëherë nuk u frikësua por së bashku me mijëra sportistë, i rezistuan regjimit serb dhe e mbajtën gjallë sportin.

Qysh në moshë të njom, kishte oferta të pareshtura në periudhën e viteve të 90-ta, për faktin se ishte ndër mesfushorët më të dalluar.

Image

“Me kujtohet çdo ndeshje ku kemi luajtur, kemi pas presion dhe policinë e kemi pritur çdo moment. Në KF Flamurtari erdhën e ndërprenë ndeshjen, i morën delegatin e ndeshjes e disa zyrtarë dhe i dërguan në polici, po ashtu në Zllakuçan e ndërprenë ndeshjen, ku isha pjesë e KF Flamurtarit. Kështu që çdo ndeshje i kemi prit mysafirët dhe nën kërcënimet e milicisë serbe.

Image

Më kujtohet edhe në Lluga të Kçiçit kur kemi pas shkuar rrugës, kemi has në patrullë të milicisë dhe e kemi gënjyer, se jemi familje, po shkojmë mysafirë, se në atë kohë me makina është organizuar udhëtimi”, tregon Dragusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Dragusha sot është krenar që veshi fanellën dhe ka luajtur në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës, në fusha të improvizuara, herë me pluhur e herë me lloç, herë me borë, por në asnjë moment nuk iu përkulen regjimit serb, por e luftuan deri në pikën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat