Martini: Skuadra tregoi forcë karakteri

Futboll

Martini: Skuadra tregoi forcë karakteri

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:28
Martini: Skuadra tregoi forcë karakteri

Trajneri i Teutës, Edi Martini u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve ndaj Kukësit dhe mbi të gjitha me kualifikimin, por bëri thirrje që tani të fillojnë të mendojnë për ndeshjen e radhës me Partizanin në kampionat.

Sa i kënaqur jeni me reagimin e skuadrës?

E kam thënë gjithmonë që kam djem me karakter të fortë, të cilët dinë të reagojnë mjaft mirë pas çdo rrëzimi. Ishte këmbëngulja dhe grinta e tyre ajo që na bëri të fitojmë dhe të kalojmë në gjysmëfinale.

Keni preferenca për shortin në gjysmëfinale?
Sot duhet vetëm të gëzojmë për arritjen dhe më pas do të mendojmë për kampionatin, ku kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën ndaj Partizanit. Nuk dua të flas më fare për Kupën.

A jeni i kënaqur me vetëm një gol të shënuar?
Këto ndeshje kanë një specifikë tjetër, pasi luhen me një takim dhe duhet bërë kujdes, pasi një gabim të nxjerr jashtë. Sigurisht mund të bënim më mirë, por jam i kënaqur që u kualifikuam. Ne dominuam kur kishim nevojë të shënojmë dhe mund të kishim bërë edhe gola të tjerë, ndërsa më pas në pjesën e dytë nuk vuajtëm thuajse fare, duke mbajtur kundërshtarin larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat