Bledar Devolli jep dorëheqjen

Futboll

Bledar Devolli jep dorëheqjen

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:52
Bledar Devolli

Aventura e Bledar Devollit te Drenica në Kosovë ka zgjatur vetëm 5 muaj.

Ditën e sotme trajneri gjirokastrit ka paraqitur dorëheqjen te kryesia e klubit, pas eliminimit në Kupë nga skuadra e Dukagjinit.

Trajneri ka mbetur i zhgënjyer nga ky eliminim dhe menjëherë pas ndeshjes ka paraqitur dorëheqjen, e cila është pranuar nga presidenti i klubit kosovar.

Kujtojmë se Devolli mori drejtimin e Drenicës në muajin tetor të vitit të kaluar, pas një fillimi të vështirë që skuadra kishte në kampionat.

Njoftimi i klubit:

“Devolli ndahet me klubin! Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë. Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat