Lajmi i fundit: Berisha, Zeneli dhe Celina mungojnë ndaj Lituanisë dhe Suedisë

Futboll

Lajmi i fundit: Berisha, Zeneli dhe Celina mungojnë ndaj Lituanisë dhe Suedisë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:25
Berisha, Zeneli dhe Celina

Treshja kosovare Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina do mungojnë në dy ndeshjet e muajit mars.

Në postimin zyrtarë të bërë nga Ligue 1, lojtarët që luajnë në kampionatin francez nuk janë të lejuar t’i bashkohen Kombëtareve nga 22 mars deri me 30 mars.

Kjo nënkupton, që Berisha, Celina dhe Zeneli do humbasin sfidat ndaj Lituanisë dhe Suedisë, por ka shpresa që do jenë të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Spanjës.

Ndërkohë, kujtojmë se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për lajmi.net, ka konfirmuar se Mirlind Daku do jetë i ftuar për ndeshjet e marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat