Laporta paralajmëron kundërshtarët

Futboll

Laporta paralajmëron kundërshtarët

Më: 18 mars 2021 Në ora: 08:58
Joan Laporta

Joan Laporta thotë se ai do të përpiqet të qëndrojë optimist dhe në vijë të para të sfidave, pavarësisht sa të mëdha janë ato.

Presidenti i ri falënderoi Font dhe Freixa (kundërshtarët e tij) për pjesëmarrjen në inaugurimin e tij, duke thënë se kjo dëshmon se Barca është një familje e madhe.

“Ne kemi një sfidë të madhe dhe do ta marrim me përgjegjësinë më të madhe. Ne do t’i kthejmë lavdinë Barcelonës. Unë gjithmonë mbaj mend momente të mira. Jam optimist. Mundohem të shmang pesimizmin”, tha Laporta gjatë përurimit të tij.

“Unë dua të falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë në këto zgjedhje. Sidomos ata që më dhanë besimin. Barca është një familje e shkëlqyer dhe fakti që Victor Font dhe Toni Freixa janë këtu e vërteton këtë”, vazhdoi tutje.

Pasi fitoi zgjedhjet në 7 mars, Laporta është përuruar zyrtarisht si presidenti i 41-të i klubit Blaugran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat