Muriqi la një shenjë jo të mirë kundër Bayernit

Futboll

Muriqi la një shenjë jo të mirë kundër Bayernit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:36
Muriqi la një shenjë jo të mirë kundër Bayernit

Simone Inzaghi ka komentuar largimin e Lazios nga UEFA Champions League.

Skuadra italiane u mposht nga Bayern Munchen me rezultat 2-1 (6-2 i përgjithshmi).

Pas ndeshjes, trajneri italian tha se ekipi i tij duhet të largohet me ‘kokën lartë’.

“Ne duhet të largohemi me kokën lartë. Ky ishte qëllimi ynë. Skuadra e Bayernit është tjetër nivel. Më ra në sy një kundërsulm i Alabas në minutat e fundit të ndeshjes. Pra, kjo është, ky është mentaliteti fitues”, ka thënë Inzaghi.

Në këtë ndeshje, 55 minuta pati për lojtarin e Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi la një shenjë jo të mirë në këtë përballje, pasi shkaktoi penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat