UEFA nuk toleron, rrezikohet Shqipëri-Angli

Futboll

UEFA nuk toleron, rrezikohet Shqipëri-Angli

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:48
UEFA nuk toleron, rrezikohet Shqipëri-Angli

Shqipëria i fillon eliminatoret e Botërorit Katar 2022 më 25 mars përballë Andorrës në transfertë. Tre ditë më vonë është radha e sfidës shtëpiake kundër Anglisë, që do të luhet në “Air Albania”.

Kjo përballje mund të vihet në rrezik për arsye sigurie. UEFA i ka kërkuar FSHF-së largimin e ambienteve tregtare përreth stadiumit.

Panorama Sport raporton se Federata ka njoftuar menjëherë IKMT (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Terriorit), teksa ka vënë në dijeni edhe Inspektoratin Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës për zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit kombëtar. FSHF ka njoftuar edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

“Me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë. Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave prej hekuri, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë dhe organizimin e ndeshjeve.

Gjithashtu, siç e dini, Tirana ka marrë besimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e parë të kompeticionit të Ligës së Konferencës, ngjarje historikë dhe e papërsëritshme, që mund të cenohet zhvillimi i saj. Kërkojmë të merrni masa për lirimin e hapësirave“, shkruhet në letrën e FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat