Interin e kap frika

Futboll

Interin e kap frika

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:01
Interin e kap frika

Interi druhet se do të goditet nga një valë rastesh me koronavirus, sepse shtatë lojtarë të ekipit të parë janë në rrezik të infektohet pasi Samir Handanovic dhe Danilo D’Ambrosio rezultuan pozitivë në testimin e fundit.

Shtatë lojtarë, të cilët nuk dolën pozitivë në testimin e së martës, ishin në të njëjtin autobus me dy lojtarët që dolën të infektuar me COVID-19 të dielën.

D’Ambrosio i kishte simptomat e para të dielën në mëngjes dhe Handanovic doli pozitiv menjëherë pas tij.

Lojtarët që deri tani nuk janë infektuar me COVID-19 – Stefan de Vrij, Achraf Hakimi, Nicolò Barella, Christian Eriksen, Ivan Perisic, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku – ishin të njëjtin autobus me dy lojtarët që dolën pozitivë të dielën.

Mediat italiane raportojnë se Interin e ka kapluar frika se do të shpërthejë një valë rastesh në skuadër.

Skuadra e Antonio Contes është lidere e Serie A me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë Milan dhe 10 pikë më shumë se Juventusi, i cili e ka zhvilluar një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat