Haaland apo Mbappe? – përgjigjja epike e Zidane

Futboll

Haaland apo Mbappe? – përgjigjja epike e Zidane

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:19
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është pyetur se cilin preferon më shumë në sulm, Erling Haaland apo Kylian Mbappe.

Los Blancos kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të francezit Mbappe gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen.

Megjithatë, një gjë të tillë nuk është duke e menduar për momentin trajneri Zidane.

I pyetur nëse do të dëshironte transferimin e Haalandit apo Mbappen, Zidane ka thënë: “Për momentin, ne kemi Karim Benzema”.

Benzema është duke kaluar në një formë shumë të mirë te ‘Galaktikët’ ku ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat