Kimmich: Do të ishte bukur ta mbanim portën të paprekur

Futboll

Kimmich: Do të ishte bukur ta mbanim portën të paprekur

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:26
Kimmich: Do të ishte bukur ta mbanim portën të paprekur

Kualifikimi ishte siguruar që në ndeshjen e parë (1-4), por Bayern Munchen triumfoi sërish ndaj Lazios (2-1) dhe kaloi në tetë ekipet më të mira të Evropës. Bavarezët synojnë të fitojnë sërish Champions League dhe janë në rrugën e duhur për t’ia dalë.

“Xholi” dhe një nga lojtarët më të mirë të Bayernit, Joshua Kimmich analizoi suksesin e dytë ndaj bardhekaltërve, teksa kërcënon rivalët në prononcimin e dhënë për Sky Sport Germania.

“Ishte e rëndësishme fitorja, edhe pse kishim arritur një rezultat shumë të mirë në takimin e parë ndaj Lazios. Duam të tregojmë që objektivi ynë është fitimi i të gjitha ndeshjeve, është pjesë e ADN-së tonë.

Do të ishte bukur ta mbanim portën të paprekur, një gjë e tillë nuk ka ndodhur shumë herë këtë sezon. Nuk ia dolëm as ndaj Lazios, kundërshtar që nuk luante për asgjë“, deklaroi Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat